Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Lepur në furrë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Lepur në furrë. Receta e gatimit për lepur në furrë është dërguar nga Leonora Pane 18 janar 2015. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish lepuri klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim lepur në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 Lepur,
2 thelpa hurdha,
1 gotë verë e bardhë,
1 gotë me ujë,
rozmarinë,
4-5 lugë vaj ulliri dhe kripë.
Përgatitja
1
Pasi ta keni larë lepurin kriposeni dhe vëreni në një tavë, merni hurdhat dhe rozmarinën, prejeni në copa dhe hidheni në të gjithë lepurin edhe brenda,
2
shtoni verën, ujin dhe vajin e ullirit dhe futeni në furrë në 200° C dhe kthejeni vazhdimisht deri sa të piqet mirë dhe të jetë tharë uji dhe vera. Ju bëftë mirë


























