Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
lazanja

Lazanja ( Receta gatimi nga Erjona Balla )

Lazanja. Receta gatimit për lazanja është dërguar nga Erjona Balla 10 shtator 2013. Foto © Erjona Balla

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për lazanja klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim lazanja duke ndjekur udhëzimet në vijim

4433 shikime

lazanja

Përbërësit

500 gr mish i grirë

1 shishe me salcë domate

1 pako lazanja të thata të gatshme

1.5 litër qumësht

2 vezë

3 qepë

6 lugë miell

100 gr gjalp

3 degë selino

3 karrota

djathë të grirë (grana padano)

200 gr mocarelë (lloj djathi)

kripë, piper dhe arrë moskat

Përgatitja

1

Në një tigan me vaj skuqni qepën, karrotën dhe selino, pasi janë skuqur mirë shtoni mishin e grirë. Kur ta shikoni që është kauardisur shtoni kripën dhe salcën e domateve, nuk duhet të jetë e thatë përbërja, të jetë e lëngshme.

2

Ndërkohë përgatitni beshamelën duke ngrohur qumështin dhe më pas duke shtuar kremin (vendosim në tigan gjalpin dhe shtojmë miellin derisa të zverdhet dhe e lemë të ftohet) vazhdoni të perzieni deri sa të bie vala dhe pasi e heqim nga zjarri shtojmë 2 të verdha veze dhe pak arrë moskat.

3

Tani merni një tepsi dhe hidhni një shtresë beshamele e pastaj shtroni lazanjet e thata duke i mbuluar me përgatijen e mishit të grirë dhe vazhdoni prapë me beshamelën dhe 2 llojet e djathrave dhe bëni të njëjtën gjë për 4 shtresa ose pesë varet nga tepsia që përdorni. Kur të mbaroni piqeni në furrë për 30-40 minuta me 200°. Ju bëftë mirë

Erjona Balla ka dërguar në KuzhinaIme.al rreth 100 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Erjona Balla

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: