Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Krostatë me reçel kajsie ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Krostatë me reçel kajsie. Receta e gatimit për krostatë me reçel kajsie është dërguar nga Leonora Pane 10 shtator 2014. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim krostatë me reçel kajsie duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
300 gr miell,
100 gr sheqer,
2 vezë,
125 gr gjalp,
nje pako maja për embëlsira,
reçel kajsie
Përgatitja
1
Në një tas hidhni miellin, sheqerin, majanë, gjalpin e shkrirë, vezët dhe zini brumin duke e punuar mirë,
2
pastaj merni tepsinë, lyejeni me vaj ose vërini letër furre, një pjesë të vogël brumi lëreni mënjanë për ta vënë në fund siper reçelit dhe tjetrën filloni hapni brumin në të gjithë sipërfaqen e tepsise edhe anash,
3
hidhni reçelin dhe hapeni në gjithë sipërfaqen e tepsisë, pastaj merni pjesën e brumit që latë mënjanë dhe formoni disa rripa, e vendosini sipër reçelit si në foto, futeni të piqet në furrë në 180° për 25 minuta. Ju bëftë mirë


























