Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Krem Karamel ( Receta gatimi nga Yllka Papa )
Një ëmbëlsirë popullore, e shpejtë, e lehtë.
Krem Karamel
Përbërësit
12 lugë gjelle me sheqer,
2 vezë të plota dhe 2 të verdha veze,
2 filxhana çaji me qumësht,
1 lugë çaji me vanilje
Përgatitja
1
Në një xhezve hedhim 8 lugë sheqer dhe i shkrijmë, karamelizohen, këtë e hedhim te format që do përdorim.
2
Në një enë hedhim 2 vezë dhe 2 të verdha veze, 4 lugë gjelle sheqer dhe i përziejmë me pirun, shtojmë vaniljen dhe qumështin,
3
këtë përzierje e hedhim te format ku kemi karamelin, i vendosim në një tavë, i shtojmë ujë, (kjo quhet banjo Mari) dhe i fusim në furrë me temperaturë 220 gradë për 45 minuta,
4
i heqim nga furra dhe i lemë të ftohen për disa minuta, me kujdes i kthejmë përmbys në pjatë
Receta e gatimit për krem karamel është dërguar nga Yllka Papa 24 maj 2015. Fotot © Yllka Papa