Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Japrakë me salcë limoni ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Japrakë me salcë limoni. Receta e gatimit për japrak me salcë limoni është dërguar nga Ervina Saliu 14 maj 2013. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për japrak klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim japrak me salcë limoni duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Përbërësit për japrakët:
30 gjethe rrushi
100 gr mish të grirë
1 filxhan çaj oriz
1 kokërr qepë e thatë dhe 2 të njoma
2 domate
1 filxhan kafeje vaj
nenexhik
piper.
Për salcën duhen:
2 vezë
2 lugë miell
1 limon.
Përgatitja
1
Mbushim një tenxhere me ujë dhe e vejmë të ziej, në moment që mer valë hedhim gjethet e rrushit dhe i lejmë të ziejn për 10 minuta. I heqim, i lejmë të ftohen. Në një tigan me pak vaj hedhim qepët e grira dhe i skuqim gjer sa të zbuten.
2
Më pas u shtojmë edhe domatet e grira dhe i lejmë të ziejn. I heqim nga soba dhe i lejmë pak të ftohen. Më pas shtojmë mishin e grirë, orizin, nenexhikun dhe piperin. I përziejm dhe më pas mbushim gjethet e rrushit. I vejmë në tenxhere ku poshtë kemi shtruar gjethe rrushi.
3
Kur ti kemi mbaruar të gjitha, i hedhim nga lart vajin, kripë, piper dhe ujë sa të mbulojë japrakët. I vejmë një pjatë nga lart që mos të hapen dhe i vejmë të ziejn. Nqs e shikojmë që nuk kanë më lëng dhe nuk janë zier akoma, i shtojmë prapë ujë. Kur të jetë gati, përgatisim salcën e limonit.
4
Në një tas hedhim vezët dhe miellin dhe i përziejm me tel kuzhine për 5 minuta gjer sa të bëhet me fllucka më pas shtojmë lëngun e limonit dhe e përziejm për 2 minuta. Marim një filxhan nga lëngu i japrakëve dhe e hedhim pak nga pak në salcë duke e përzier shumë shpejt. Fikim sobën, shtojmë salcën mbi japrak duke tundur për pak minuta tenxheren gjer sa salca të trashet. Ju bëftë mirë


























