Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Gjellë me presh ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Gjellë me presh është një recetë gatimi popullore Shqiptare e stinës së dimrit. Kjo është një nga 5 + recetat e gatimit për gjellë me presh dërguar në KuzhinaIme.al
Gjellë me presh
Përbërësit
1 kg presh
500 gr mish derri ose viçi
1 qepë
1 lugë gjelle me salcë
1 lugë kafje piper të kuq
piper të zi
kripë
pak rigon
vaj
Përgatitja
1
Si fillim skuqim preshin përgjysëm dhe i vendosim në një enë. Në vajn e mbetur skuqim mishin, hedhim qepën e grirë hollë, pasi është zverdhur qepa hedhim salcë dhe piper të kuq, piper të zi, kripë, hedhim 1 apo 1/2 gotë ujë dhe e lemë të ziejë mishi. (Unë perdor tenxhere presioni).
2
Pasi mishi ka zier dhe ka mbetur me pak lëng hedhim preshin dhe e mbyllim tenxheren për 10 minuta, pasi gjella ka përfunduar dhe ka ngelur me pak yndyrë hedhim pak rigon, e heqim nga zjari dhe e lemë 30 minuta të pushojë, më pas e shërbejmë. Gjellën mos e trazoni vetëm lëvizim tenxheren që mos të ngjitet Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për gjell me presh është dërguar nga Bukurie Nexhipi 3 shkurt 2014. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për gjellë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu


























