Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Gjellë me mish viçi në tenxhere me presion ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Gjellë me mish viçi në tenxhere me presion. Receta gatimit është dërguar nga Leonora Pane 30 gusht 2014. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për gjellë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim gjellë me mish viçi në tenxhere me presion duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
800 gr mish viçi ( edhe me kocka bëhet me i shije )
1 qepë,
3 lugë gjelle me vaj ulliri,
3 lugë gjelle me salcë domate,
4 gota me ujë,
kripë sipas dëshirës.
Përgatitja
1
Në tenxheren e presionit hidhni vajin, mishin dhe qepën e grirë imët dhe vëreni në flakë mesatare, lëreni deri sa të thahet uji që lëshon mishi dhe qepa të fillojë të skuqet,
2
më pas shtoni salcën dhe pasi ta keni trazuar 2-3 herë hidhni ujin, kripën, mbylleni tenxheren dhe lëreni të ziejë për 45 minuta në flakë mesatare nga momenti kur të fillojë të ziejë. Ju bëftë mirë


























