Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
cheescake

CHEESECAKE – Embëlsirë me portokall ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

414 shikime

cheescake

Përbërësit

Për gelatinën e portokallit:

lëngun e 6 portokajve,

6 gr gelatin

3 lugë supe me sheqer

Për kremin:

400 gr filadelfia

300 gr gjizë pa kripë

3 lugë sheqer

gjysëm gote qumësht

16 gr gelatinë

Për bazën:

300 gr biskota me çokollatë ose me kanellë

100 gr gjalp

2 lugë mjalt

Përgatitja

1

Me një shtrydhëse frutash ose me një shtrydhëse limoni i shtrydhim te 6 portokallet dhe lëngun e hedhim me një tenxhere, i hedhim sheqerin dhe e vemë në flakë mesatare për 5 minuta, pastaj e heqim nga zjarri dhe i hedhim gelatinën pasi ta kemi lënë në një enë me ujë për 10 minuta e trazojmë deri sa të shkrijë gelatina dhe kur lëngu të jetë ftohur pak hidheni në formën e embëlsirës dhe futeni në frigorifer për 3 orë.

2

Në një tas hedhim filadelfen dhe gjizën dhe i përzjejm mirë, në një enë ngrohim qumështin dhe hedhim sheqerin të shkrijë dhe gelatinen pasi ta keni lënë në ujë për 10 minuta, i trazojmë mirë dhe e shtojmë te gjiza, i trazojmë prapë të gjitha dhe i hedhim në formën ku më parë e futëm në frigo, e hapim mirë në të gjithë shtresën e formës dhe e futim në frigo për 3 orë të tjera.

3

Në mikser hedhim biskotat dhe i frulojmë pastaj i shtojmë gjalpin e shkrirë dhe mjaltin dhe i trazojmë pastaj e hedhim në formën e shtrojmë mirë dhe e futim në frigo prapë për 2 orë, pasi të kenë kaluar 2 orë merni një pjatancë dhe vëreni përmbys sipër formës dhe kthejeni, pastaj me kujdes hiqni formën që të mos prishet.

Receta e gatimit për CHEESECAKE – Embëlsirë me portokall është dërguar nga Leonora Pane 22 mars 2014. Foto © Leonora Pane.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: