Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me argjinarë ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Byrek me argjinarë. Receta e gatimit për byrek me argjinarë është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 22 janar 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me argjinarë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
300 gr miell
Ujë I vakët
Dy lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Për mbushjen duhen:
5 argjinarë
150 gr gjizë
2 vezë
½ pako pana (100 gr)
100 gr djathë të grirë
Kripë
Piper
Nanaxhik (mente)
Përgatitja
1
Përgatisim brumin duke e punuar mirë gjersa të bëhet elastik, e mbulojmë dhe e lejmë të pushojë për 30 minuta. Argjinarët i pastrojmë nga gjethet e jashtme, i heqim gjembat dhe i ndajmë përgjysëm, i heqim fijet e brëndhme dhe i presim në feta, i ziejmë me avull ose I kalojmë në tigan me pak vaj dhe një thelb hudhër.
2
Në një tas rrahim vezët me gjizën (mund të përdorni edhe djath të butë), djathin e grirë, panën, kripë, piper dhe nanazhik. Kur të jenë gatuar argjinarët i lejmë të ftohen pak dhe I bashkojmë së bashku.
3
Hapim petët me kulaçka duke I vendosur shumë pak vaj ulliri në çdo petë. Hapim petën e madhe që të mbulojë mirë bordet e tepsisë.
4
E vendosim në tepsi të lyer me vaj, shtrojmë masën e përgatitur dhe e mbulojmë me petën. Copat e petëve i palosim si në foto. E pjekim në furrë për rreth 25 minuta në 200 gradë.


























