Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek koral me gjizë ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Byrek koral me gjizë. Receta e gatimit për byrek koral me gjizë është dërguar nga Silvana Belishaku 5 mars 2013. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek koral me gjizë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Përbërësit për brumin:
500 gr miell
ujë të vakët
kripë
2 lugë gjelle me vaj ulliri
Për mbushjen:
300 gr gjizë
3 vezë
2 lugë kos
kripë
gjalp për spërkatjen e petëve ose vaj sipas dëshirës
Përgatitja
1
Bëjmë brumin jo shumë të fortë, e lemë të pushojë për 30 minuta të mbuluar me peshqir kuzhine, më pas përgatitim mbushjen, rrahim vezët, shtojmë gjizën, kosin dhe kripën, i përziejm, më pas brumin e ndajmë në topa të vegjël,
2
i hapin me niseshte, më pas i spërkasim çdo petë me gjalp, në cdo petë hedhim gjizë, i mbledhim në formë korale dhe i vendosim në tepsi, pasi i kemi mbaruar hedhim gjalp sipër dhe e pjekim për 35 minuta në 220 gradë. Ju bëftë mirë


























