Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Bukë për sanduiçë ( Receta gatimi nga Saimira )
Bukë për sanduiçë. Receta e gatimit për bukë për sanduiçë është dërguar nga Saimira 18 tetor 2015. Foto © Saimira
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për panine klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim bukë për sanduiçë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 1/4 gotë qumësht të vakët
25 ml maja birre
2 lugë sheqer
Kripë
1 kokërr vezë + edhe një vezë për lyerjen nga sipër
60 gr gjalp
500 gr miell
Përgatitja
1
Perzjejm në një enë qumështin, vezën, majanë, sheqerin. gjalpin, i lemë për pak minuta të qetësohen.
2
Shtojmë miellin pak nga pak, kripën, punojmë me dorë për 7 minuta. Brumi ngjitet në duar, por kështu duhet që të arrijmë ta punojmë lyejm duart me vaj.
3
E lemë brumin rreth 1 orë të dyfishohet, më pas lyejm duart me vaj dhe e ndajmë në kuleç sa një kokërr mandarine.
4
Shtrojmë në tepsi letër furre, renditim kuleçët, i mbulojmë nga sipër me plasmas kuzhine dhe presim 30 minuta para pjekjes të fryhen.
5
Pjekja në 180 gradë për 20 minuta, sapo i nxjerim nga furra i mbulojmë me picetë sa të ftohen. ( nga sipër para pjekjes lyeni me vezë, mund të shtoni edhe pak kaçkavall të grirë ose susam )

























