Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
buke me shafron indie

Bukë me shafron Indie ( curcuma ) ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Në ditët e sotme shumë nga ne e blejmë bukën në furrat e bukës apo në market. Por, ka plot të tjerë që e gatuajnë vetë në shtëpi. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për bukë dërguar në Kuzhina Ime.

Bukë me shafron Indie ( curcuma )

790 shikime
buke me shafron indie

Përbërësit

500 gr miell
2 lugë gjelle me shafron indie
2 lugë gjelle vaj ulliri
ujë të vakët
100 gr fare buke
pak maja (shumë pak)
1 lugë gjelle mjaltë
Kripë

Përgatitja

1
Marim miellin dhe e kalojmë në site, shkrijmë farën e bukës, majanë dhe mjaltin me ujë të vakët, ja shtojmë miellit, shtojmë shafronin dhe punojmë miellin duke I shtuar ujë të vakët dhe kripën aq sa duhet. Pasi e kemi punuar mire e lemë në një tas të mbuluar me plastmas gjersa brumi të vijë (duke qenë me fare buke do më shumë kohë të fryhet).
2
Ardhja e brumit duhet të arrijë dy here sasinë e fillimit. Pasi ka ardhur, e marim dhe e hapim, I japim formën që dëshirojmë dhe e fusim në tepsi.
3
E lejmë të vijë akoma por këtë rradhë më pak kohë, ndërkohë ndezim furrën dhe e gradojmë në temperature maksimale, fusim tepsinë dhe e pjekim për 40-50 minuta, në 10 minutat e para e lejmë temperaturën e lartë, më pas e ulim dhe e vazhdojmë pjekjen në 180 gradë.
4
E heqim nga furra. Unë zakonisht nuk e mbuloj, pasi më pëlqen korja e fortë, nëse ju pëlqen korja e butë mbulojeni të nxehtë me një mbulesë buke.

Bukë me shafron Indie ( curcuma ). Receta e gatimit për bukë me shafron Indie është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 25 gusht 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për bukë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: