Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Biskota me limon ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Biskota me limon. Receta e gatimit për biskota me limon është dërguar nga Silvana Belishaku 13 prill 2014. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për biskota klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim biskota me limon duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
350 gr miell
50 gr niseshte
1/2 e pakos me pluhur pjekës ( baking powder, peciv, lievito )
50 ml pana për ëmbëlsira
1 vezë
100 gr gjalp
lëkurën e 1 limoni + lëngun e gjysëm limoni
180 gr sheqer
pak kripë
Përgatitja
1
Shkrijmë gjalpin në temperaturë të ambienit, më pas hedhim miellin dhe të gjithë përbërësit e tjerë, formojmë brumin sa nuk ngjitet në duar, më pas me qeskë kuzhine e vendosim në frigorifer,
2
pas 1 ore marim brumin, e hapim në trashësi 1 mlm, marim formën që deshironi dhe formojmë biskotat, i vendosim në tepsi me letër kuzhine dhe i pjekim për 15 minuta në 200°. Më pas i lemë të ftohen dhe i spërkasim me sheqer pluhur.


























