Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
tave dheu me bime te egra

Bimë të egra në tavë dheu ( recetë personale ) ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )

Bimë të egra në tavë dheu ( recetë personale ). Receta e gatimit për bimë të egra në tavë dheu është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 10 shkurt 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me tavë dheu klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim bimë të egra në tavë dheu duke ndjekur udhëzimet në vijim

tave dheu me bime te egra

1073 shikime

tave dheu me bime te egra

Përbërësit

500 gr bimë të egra

1 hudhër të njomë ose 1 thelb hurdhre,

4 lugë gjelle me vaj ulliri,

2-3 duar miell misri,

lëng pule (përgatitje me supë pule ),

200 gr djathë dhie,

nga një lugë krem qumështi për çdo tavë monoporcionale.

Përgatitja

1

Lahen mirë bimët dhe priten. Në një tenxhere hedhet vaji dhe më pas bimët kaurdisen gjersa të vyshken, i hidhet lëngu i pulës, hudhra e prerë imët dhe zihen për 10 minuta. Shtohet mielli i misrit dhe lihet akoma të ziej për 10 minuta të tjera. Gjella duhet të rezultojë e trashë.

2

Shpërndahet nëpër tava dheu ku shtohet djathi i prerë me kubike dhe nga një lugë krem qumështi (ajkë ) për çdo tavë. Tavat i fusim në furrë për 15 minuta. Në mungesë të tavave, gjella mund të bëhet edhe në tepsi. Ju bëftë mirë.

Lulzime Gjyzeli ka dërguar në KuzhinaIme.al 44 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjitha recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: