Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Biftek i mbushur ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Biftek i mbushur. Receta gatimit për biftek të mbushur është dërguar nga Bukurie Nexhipi 13 dhjetor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim biftek të mbushur duke ndjekur udhëzimet më poshtë
Përbërësit
1 kg biftek
4 patate
djath që shkrihet ( kaçkavall, mocarela, etj )
2 gota qumësht
Arrë myshku
kripë, piper, pak gjalp.
vaj ulliri
Përgatitja
1
I skuqim bifteket në vaj të nxehur më parë. I hedhim të gjithë në një tigan të madh. i lemë në zjarr të ulët në ujin që do nzjerin nga skuqja. Pasi e kanë pirë ujin, i heqim dhe i shtrojmë në tavë, hedhim yndyrën që ka mbetur në tigan, mbi biftek hedhim kripë piper dhe i mbulojmë me letër alumin.
2
Ndërkohë përgatisim purenë, ziejmë patatet dhe i shtypim, hedhim 2 lugë gjalp, kripë piper, arë myshku dhe qumësht. E përziejmë masën dhe e hedhim mbi mish, e pjekim për 20 minuta në 200 gradë C, pasi ka marë shtresë të kuqe e heqim, hedhim djathin dhe e vemë edhe 5 minuta sa të shkrijë djathi. E lemë të ftohet pak dhe e presim.


























