Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Ballokume Elbasani ( Receta gatimi nga Feride Bogdani )
Ballokume Elbasani. Receta gatimit për ballokume elbasani është dërguar nga Feride Bogdani 6 mars 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Feride Bogdani klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për ballokume klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim ballokume elbasani duke ndjekur udhëzimet në vijim
Gatimi i ballokumeve origjinale që gatuanin nënat tona bëhet në këtë mënyrë
Përbërësit
350 gr gjalp të vjetër,
gjysëm filxhani finjë e kulluar, ( finjë – në një napë me pak hi e mbështjell dhe e zien në një enë me ujë dhe ujin e zier e le të ftohet dhe e kullon )
350 gr sheqer
8 kokrra vezë
miell misri
Përgatitja
1
Në një enë bakri e kallaisur mirë, në të hedh 350 gr gjalp të vjeteë, për të larguar kripën i hedh gjysëm filxhani finjë e kulluar, skuqim gjalpin në ngjyrë floriri, në të hedhim 350 gr sheqer.
2
Bëjmë pëgatitjen e brumit në këtë mënyrë: Marrim miellin e misrit ( i cili duhet të jetë tharë në diell dhe të sitet me sitë të imët, ose miell misri eremik’. i hedhim 8 kokrra vezë një e nga një dhe e trazon me nje fuqi djali me një lugë prej druri në mënyrë që luga të lahet nga brumi, brumit i hedh dhe 1 filxhan me finjë të kulluar, finja e shkriferon brumin. Në mënyrë që brumi të mos pritet e le të mbuluar me një napë të paster ose qese plastike kuzhine, dhe e shikojmë kur brumi zë syresh do të thote se ka ardhur dhe brumin e vendos nëpër forma të ndryshme tasa ose kuleëe sipas dëshirës dhe para se të vendoset kuleçet tepsia prej bakri lyhet me gjalp, e spërkat me miell dhe e vendosim kuleëet në pjekje 180-200 gradë.
3
Shënim i rëndësishëm: Nqs nuk tregon shkathtësi, ajo do te dale gurabije ose kulaç. Ky është ballokumi, shpresoj të mbeteni të kënaqur. Ju bëftë mirë.






















