Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Trekëndsha pikante ( Receta gatimi nga Luljeta Gjyzeli )
Trekëndsha pikante. Receta gatimit për trekëndësha pikantë është dërguar nga Luljeta Gjyzeli 19 shtator 2015. Foto © Luljeta Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim trekëndësha pikantë duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
300 gr miell
300 gr gjizë
3 speca jeshil
3 speca të kuq turshi
piper të kuq djegës
vaj gjelle
Kripë
Përgatitja
1
Zemë brumin me ujë të vakët, 2 lugë vaj dhe pak kripë dhe e lemë të vi për gjysëm ore. Ndërkohë që brumi vjen përgatisim mbushjen. Zemë brumin me ujë të vakët, 2 lugë vaj dhe pak kripë dhe e lemë të vi për gjysëm ore. Ndërkohë që brumi vjen përgatisim mbushjen.
2
Presim specat jeshil në kubikë të vegjël, gjithashtu presim edhe specat e kuq turshi në kubikë të vegjël dhe i hedhim te gjiza, te masa shtojmë edhe piperin e kuq djegës dhe i përpunojmë me dorë derisa gjiza të mari ngjyrën e kuqe.
3
Pasi ka ardhur brumi hapim petët me radhë dhe secilën e presim në rripa. Në anë të çdo rripi hedhim një lugë nga masa e përgatitur. E palosim në formë trekëndëshi dhe e vendosim në tavë. Kështu vazhdojmë edhe me rripat e tjerë dhe pasi i kemi renditur në tavë i lyejmë me pak yndyrë lart dhe i pjekim në 170°. Ju bëftë mirë