Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tortë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Përbërësit
Baza e tortës
2 shtresa pandispanje
Për dekorimin e tortës
pana
luleshtrydhe
rum dhe brumë sheqeri
Përgatitja
1
Përgatisni panën dhe një pjesë ndajeni në një tas dhe ngjyroseni me bojë në embëlsirash. Merni një pjatancë dhe vendosni një shtresë të pandispanjës, lageni pak me rum dhe hidhini një shtresë pana të pa mgjyrosur, merni luleshtrydhet,
2
grijini në copa të vogla dhe hidhjani sipër panës, pastaj vini shtresën tjetër të pandispanjës dhe lageni prapë me rum, merni brumin e sheqerit, një pjesë hapeni sa sipërfaqja e sipërme e tortës dhe pjesën tjetër ngjyroseni me ngjyra embëlsire sipas dëshirës ose si në foto,
3
unë kam përdorur ngjyrën jeshile dhe rozë, dekorimin mund ta bëni në mënyra të tjera ose si në foto, merni një qese kuzhine dhe hidhni panën që ngjyrosët dhe dekoroni tortën rreth e qark.
Receta e gatimit për embëlsira tortë është dërguar nga Leonora Pane 27 prill 2014. Foto © Leonora Pane


























