Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Spinaq me vezë ( Receta gatimi nga Edvina Gjeci )
Spinaq me vezë. Receta e gatimit për spinaq me vezë është dërguar nga Edvina Gjeçi 29 shkurt 2016. Foto © Edvina Gjeçi
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Edvina Gjeçi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me spinaq klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim spinaq me vezë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg spinaq
1 filxhan çaji me oriz
djath i grirë
vaj ulliri
vezë
kripë
piper
Përgatitja
1
Në një tenxhere ziejm orizin me vegetë ( brodo ). Në një tenxhere tjetër ziejm spinaqin, gjithmonë me vegetë. I bashkojmë sëbashku, i hedhim djathë të grirë, vaj ulliri dhe i përziejm mirë e mirë.
2
Vendosim spinaqin në tepsinë e pjekjes, e spërkasim me djath të grirë, i thyejm disa kokrra vezë lart, pak kripë, piper, dhe i fusim në furrv me 180 gradë deri sa vezët të jenë të pjekura sipas dëshirës tuaj. Ju bëftë sa më mirë


























