Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
Sallate turshi

Sallatë turshi me madhësi 3 ose 4 kg ( Receta gatimi nga Alba )

Eshtë koha për përgatitjen e turshive. Sallatë turshi është një nga gatimet tradicionale shqiptare ideale për të shoqëruar gatimet e thjeshta dimërore si një pjatë me fasule apo edhe për të shërbyer si meze shoqëruese në pjata të tjera. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për turshi dhe gogozhare dërguar në KuzhinaIme.al.

Sallatë turshi me madhësi 3 ose 4 kg

10333 shikime
Sallate turshi

Përbërësit

500gr lakër e bardhë
500 gr domate jeshile
200 gr spec sipas dëshirës, i kuq ose jeshil
5 thelbinj hudhre
gjethe dafine sipas dëshirës
piper të zi
2 litra ujë
4 lugë gjelle kripë e trashë

Përgatitja

1
Pastrohet lakra, domatet, specat. Të gjitha perimet grihen në forma sipas dëshirës, vendosen në rend dekorues, ju shtohet uji i kripur, dafina dhe hurdhat.
2
Vendosen në një vend të freskët dhe shërbehen mbas 4 javësh. E njëjta proçedurë ndiqet edhe në rast se do te bënit vetëm domate ose lakër turshi.

Receta e gatimit për sallatë turshi  është dërguar nga Alba 7 nëntor 2013.  Foto © Alba.

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Alba klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për turshi klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Alba ka dërguar në KuzhinaIme.al disa receta receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat gatimit nga Alba.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: