Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Sallatë me thekër dhe perime ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Sallatë me thekër dhe perime. Receta e gatimit për sallatë me thekër është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 4 gusht 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për sallata klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim sallatë me thekër dhe perime duke ndjekur udhëzimet në vijim



Përbërësit
500gr thekër pa lëkurë (e rrahur),
1 gjoks pule e prerë në copa të vogla,
2 patllixhanë ,
2 kunguj,
1 qepë,
2 karrota,
2 degë selino,
vaj ulliri,
trumzë, majdanoz, lëkurë limoni
Përgatitja
1
Në një tigan të bollshëm kaurdisim: qepën, karrotat, dhe selinon, shtojm gjoksin e pulës dhe vazhdojm kaurdisjen gjer sa mishi të zbardhet, shtojm patllixhanet dhe kungujt, vazhdojm kaurdisjen gjer sa perimet të jenë skuqur mir (gatuhet mir pa kapak që mos të jen shum të qullëta )pasi mbarojm kaurdisjen i shtojm kripën, turmzën, majdanozin dhe lëkurën e limonit.Fikim zjarrin dhe e lëm të ftohet.
2
Ziejm ujin me krip dhe hedhim thekrrat. I ziejm për rreth 20 min (koha e zierjes ndryshon sipas llojit, shikoni të dhënat tek imballazhi ), pasi të ken zier i kullojm dhe i bashkojm me perimet(për ti zier përdorni një tenxhere me uj të bollshme pasi kan vetin të fryhen dhe të thithin shum uj ). Hahet si e vakët dhe e ftoht. Ju bëftë mirë!


























