Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Sallatë me gjoks pule ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Sallatë me gjoks pule. Receta e gatimit për sallatë me gjoks pule është dërguar nga Bukurie Nexhipi 22 janar 2014. Foto e huazuar sa per ilustrim
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim sallatë me gjoks pule duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Sallatë jeshile
Rukola
250 gr gjoks pule
Pak qepë
1 thelpi hudhër
3-4 kokra domate të vogla
5 feta kastravec
1 degë rozmarinë
Kripë, piper
3 lugë Balsamiko
1 lugë gjelle mustard
4 lugë vaj ulliri
Përgatitja
1
Presim mishin në copa dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kur mishi fillon të skuqet hedhim hudhrën, kripë, piper dhe rozmarinë, e lemë në zjarr të ulët sa të jetë gati.
2
Sallatën jeshile e përziejm me rukola, qepë, kastravec dhe domate, e vendosim në një pjatancë dhe sipër hedhim mishin.
3
Pergatisim balsamiko me mustardë, kripë, piper dhe vaj ulliri, i trazojmë sëbashku sa të shkrijë mustarda dhe e hedhim sipër sallatës. Ju bëftë mirë


























