Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
puleelimonuar

Pulë e limonuar ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Pulë e limonuar. Receta e gatimit për pulë të limonuar është dërguar nga Ervina Saliu 22 qershor 2015. Foto © Ervina Saliu.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim pulë të limonuar duke ndjekur udhëzimet në vijim

Një recetë paksa ndryshe por ja vlen / Ervina Saliu

659 shikime
puleelimonuar

Përbërësit

1 pulë
lëngun e 2 limonave

Përgatitja

1
Një pulë e lajmë, e vendosim në një tas të madh, e mbushim me ujë, i shtrydhim lëngun e 2 limonave, presim edhe limonat në feta dhe ja hedhim brenda, e mbulojmë dhe e lejmë 2 orë.
2
Më pas e marim, e fshijmë mos të ketë ujë, e lyejm me kripë, e shpojmë pak me thikë, i hedhim piper rigon, e lyejm edhe me pak vaj dhe e vendosim në tepsi ose veç pulën me një limon të prerë me feta ose me patate siç e kam bërë edhe unë në foto pa i prishur dëshirën fëmijëve meqë e pëlqejnë shumë.
3
Nqs i bëni me patate unë i qëroj patatet, i pres në copa të mëdha, i hedh në tas, i shtoj piper, rigon, vaj, i përziej mirë dhe i vendos në tepsi. I shtojmë 1 gotë ujë, i mbulojmë me letër alumini, e pjekim në 220 gradë për 1 orë. Heqim letrën dhe e pjekim 10 minuta akoma sa të mari ngjyrë. Ju bëftë mirë.

Ervina Saliu ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimtve të saj. Klikoni mbi emrin Ervina Saliu për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Ervina Saliu.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: