Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Patate të mbushura ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Përbërësit
4 patate të medha
200 gr peshk ton
një domate mesatare
një qepë e vogël
vaj ulliri
2 lugë me bukë të grirë
majdanoz
piper i zi dhe kripë.
Përgatitja
1
Pasi ti keni larë patatet vërini të zjejn nv një tenxhere me ujë dhe kripë për 10 minuta pa i hequr lëkurën, merni një tas dhe hidhni peshkun ton, domaten të grirë në copa të vogla pasi ta keni qëruar, qepën e grirë imët, majdanozin të grirë, piperin dhe kripën dhe i përzjeini mirë, pasi të kenë zier patatet prien në mes për së gjati dhe me një lugë hiqni një pjesë në mes të patates dhe vërini në një tepsi me letër furre,
2
hidhini pak kripë në çdo patate dhe mbushini me peshk tono, domaten dhe qepën me erzat që përgatitet më parë, pasi ti keni mbushur të gjitha patatet hidhini sipër bukën e grirë dhe pak vaj ulliri dhe futini në furrë në 200° për 40 minuta.


Receta gatimit për patate të mbushura është e dërguar nga Leonora Pane 24 mars 2014. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për patate klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu


























