Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Midhje të mbushura ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Përbërësit
Për 35 midhje të mbushura duhen:
1 kg midhje
50 gr djath të grirë
50 gr bukë të grirë
1 thelp hurdhër
majdanoz
30 gr pistak i grirë
piper të zi dhe vaj ulliri,
Përgatitja
1
Pasi ti keni pastruar e larë mirë midhjet hidhini në një tenxhere me ujë dhe vëreni në flakë mesatare dhe lërini derisa të jenë hapur të gjitha, pastaj hidhini në një kullorse makaronash që të kullojnë, më pas merini dhe hiqeni njërën anë të guaskës që është bosh dhe hidheni,
2
kurse anën tjetër ku është midhja vendoseni në një tepsi me letër furre dhe kështu me rradhë të gjitha, pastaj merni një tas dhe hidhni djathin, bukën e grirë, pistakët e grirë, piperin,
3
hurdhën e grirë imët, majdanozin e grirë dhe vaj ulliri dhe përzjeini mirë, pastaj me një lugë kafeje mbushini midhjet të gjitha, hidhini pak vaj ulliri sipër çdo midhje të mbushur dhe futini në furrë në 180° për 15 minuta. Ju bëftë mirë
Receta e gatimit për midhje të mbushura është dërguar nga Leonora Pane 5 prill 2014. Foto © Leonora Pane


























