Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona me perime ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Makarona me perime. Receta e gatimit për makarona me perime është dërguar nga Bukurie Nexhipi 19 dhjetor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim.
Përbërësit
500 gr makarona si ti dëshironi
1/2 spec i kuq
1/2 patëllxhan
1/2 kungull
4-5 feta mortadel e prerë në copa
2 kërpudha
8 domate si qershi ( nëse domatet janë shumë të vogla hidhni 10 )
1 qepë të vogël
2 thelpi hudhër
Kripë, piper, borzilok të thatë dhe djath mozarela ose kaçkavall të grirë
Përgatitja
1
Ndërkohë qe makaronat i kemi vënë të ziejn përgatisim salcën. Në tigan hedhim pak vaj ulliri, hedhim qepën e grirë shumë hollë, e lemë të zverdhet, hedhim hudhrën dhe mortadelën e prerë në copa,
2
përsëgjati hedhim perimet në copa të vogla i lemë për 15 minuta të skuqen mirë dhe më pas hedhim domatet sa të trashet salca para se të jetë gati hedhim borzilok kripë, piper.
3
Hedhim makaronat mbi salcë dhe i trazojmë në zjarr të ngadalët, i ndajmë në pjata dhe ju hedhim sipër mozarela ose kaçkavall të grirë.


























