Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Makarona karbunara ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Makarona karbunara. Receta gatimit për makarona karbunara është dërguar nga Erjona Balla 28 dhjetor 2013. Foto © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona karbunara duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
300 gr makarona
300 gr sallam
300 gr djath parmixhan
1 limon
3 vezë
kripë
piper i zi
vaj ulliri
Përgatitja
1
Vejmë në tenxhere makaronat për të zier dhe ujit i shtojmë lëngun e një limoni.
2
Ndërkohë ne tigan skuqim sallamin me vaj ulliri. Në një tas rrahim vezët për 5-8 minuta dhe më pas shtojmë djathin. Makaronat i lemë pak të forta ( al dente )
3
Pasi kemi kulluar makaronat shtojmë sallamin e skuqur dhe më pas vezët dhe djathin, lëkurën e 1 limoni dhe i trazojmë shpejt dhe i lemë në tenxhere për 3 minuta me kapak dhe më pas i servirim.