Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
LaugenBrezel ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
LaugenBrezel. Receta e gatimit për LaugenBrezel është dërguar nga Bukurie Nexhipi 13 maj 2014. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për petulla klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim LaugenBrezel duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr miell
350 ml qumësht (të vakët)
1/4 lugë gjelle sheqer
kripë
1 lugë gjelle me maja të thatë
1 dhe 1/2 litra ujë
2 lugë gjelle natron
bikarboinat i sodës ( Këtë mund ta gjeni
në supermarket te erzat, është pluhur i bardhë )
në supermarket te erzat, është pluhur i bardhë )
pak kripë të trashë
sipas dëshirës Susam
Përgatitja
1
Përgatisim brumin me miell, qumësht, sheqer, kripë, maja dhe e lemë 45 minuta. Pasi brumi është dyfishuar e marim dhe e presim në topza të vegjël dhe i japim formën e dëshiruar.
2
Ndërkohë në një enë hedhim 1 dhe 1/2 litra ujë me 2 lugë gjelle natron dhe në kohën që uji fillon të valojë hedhim brumim, pasi ju kemi dhënë formën. I ziejmë në ujë një e nga një për 30 sekonda.
3
I heqim me një lugë me bira dhe i vendosim në tavë me letër furre. Ju hedhim kripën dhe (susam) i pjekim për 25-30 minuta në furrë të paranxehur në 180 gradë C.
4
Origjina e LaugenBrezel vjen nga Bayern i Gjermanisë. Eshtë një recetë e shijshme dhe shumë e preferuar si nga të rriturit edhe fëmijët.

























