Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
kunguj te mbushur

Kunguj të mbushur ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Kunguj të mbushur. Receta e gatimit për kunguj të mbushur është dërguar nga Bukurie Nexhipi 18 dhjetor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me kunguj klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisni kunguj të mbushur duke ndjekur udhëzimet në vijim.

3093 shikime

kunguj te mbushur

Përbërësit

500 gr kunguj

250 gr mish të grirë (pule)

150 gr kërpudha (të freskëta)

1 kuti me domate të grira

1 qepë

2 thelpi hudhra

100 gr kaçkavall të grirë

majdanoz

piper, kripë

lëng mishi ( brodo )

Përgatitja

1

Kungujt i presim në gjysëm dhe i pastrojmë. Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepën të grirë hollë, kur qepa të jetë zverdhur hedhim kërpudhat, pjesët që hoqëm nga kungujt të grira hollë i lemë të skuqen mirë në zjarr të ulët.

2

Më pas hedhim mishin dhe erzat, e lemë gati 10 minuta sa të skuqet edhe mishi, hedhim domaten, e lemë përsëri 10 minuta dhe hedhim 1 gotë lëng mishi. Pasi e ka pirë të gjithë lëngun mbushim kungujt, ju hedhim djathin kaçkavall dhe i pjekim për 25 minuta në 180′

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: