Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek me kakao ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Kek me kakao. Receta gatimit për kek me kakao është dërguar nga Ervina Saliu 8 maj 2013. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me kakao duke ndjekur udhëzimet në vijim



Përbërësit
500 gr miell që fryhet vetë
250 gr gjalp
2 filxhanë çaj sheqer
1 filxhan qumësht
3 vezë
2 lugë pluhur pjekës
4 lugë kakao
Përgatitja
1
Në një tas vejmë gjalpin dhe e rrahim gjer sa të zbutet. Më pas shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë rrahjen. Hedhim një nga një vezët duke e përzier, shtojmë qumështin dhe miellin ( ku brenda kemi hedhur pluhurin pjekës ). Ndajmë brumin në dy pjesë,
2
në njërën shtojmë kakaon dhe e përziejm mirë. Lyejm formën me gjalp, e spërkasim me pak miell. Shtojmë një shtresë poshtë me kakao, më pas shtojmë masën tjetër dhe nga lart prapë masën që kemi vënë kakao. E pjekim në furrë të ngrohtë në 180 gradë për 40 minuta. Ju bëftë mirë


























