Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Gjoks pule me pana dhe salcë ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Gjoks pule me pana dhe salcë. Receta gatimit për gjoks pule me pana dhe salcë është dërguar nga Erjona Balla 11 dhjetor 2013. Foto © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim gjoks pule me pana dhe salcë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr gjoks pule
500 ml pana
40 gr salcë domate
100 gr miell
1 limon
50 gr gjalp
kripë
piper i zi
Përgatitja
1
Rrahim gjoksin e pulës dhe i lyejmë me miell me kripe. Në tigan me gjalp të nxehtë skuqim mishin deri sa të zverdhet.
2
Pasi i kemi skuqur të gjitha filetat e pulës i heqim menjanë dhe po në atë tigan shtojmë panën dhe kur fillion bulzat e para shtojmë salcën e kuqe, kripë piper të zi dhe shtojmë filetot e pulës dhe i lemë deri sa pana të dendësohet,
3
2 minuta para se të heqim tiganin nga zjarri shtojmë lëngun e limonit dhe më pas e fikim dhe e servirim.


























