Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
gjoks pule me krem mishi

Gjoks pule me krem mishi ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Gjoks pule me krem mishi. Receta e gatimit për gjoks pule me krem mishi është dërguar nga Bukurie Nexhipi 28 nëntor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim gjoks pule me krem mishi duke ndjekur udhëzimet në vijim.

426 shikime

gjoks pule me krem mishi

Përbërësit

1 gjoks pule

2 kërpudha të freskëta( mund të gatuhet edhe pa kërpudha )

100 ml qumësht pana ( që është edhe për torta )

2 lugë gjelle pluhur mishi knorr ose Maggi ( Eshtë extra për krem mishi )

piper, kripë

Përgatitja

1

Mishin e skuqim me pak yndyrë ( ose margarië ) në zjarr të ulët. I hedhim kripë, piper. Pasi ka përfunduar skuqja e vendosim në pjatë. ( Në zjarr shumë të ulët që mishi të mbetet i butë )

2

Në një enë tjetër skuqim kërpudhat me pak margarinë, i hedhim një filxhan kafeje ujë dhe e lemë gjer sa ta pi. Hedhim qumështin pana mbi kërpudha, pak piper, dhe pasi ka marë valë hedhim pluhrin e mishit.

3

E trazojmë gjer sa të trashet dhe merr pak ngjyrë. E hedhim kremin mbi mishin që kemi vendosur në pjatë. Ky krem mund të përdoret edhe për fileto viçi, gjoks kaposhi të detit.

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: