Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
byrek ne forme role me presh dhe mish te gire

Byrek në formë role me presh edhe mish të grirë ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Byrek në formë role me presh edhe mish të grirë. Receta e gatimit për byrek në formë role me presh dhe mish të grirë është dërguar nga Bukurie Nexhipi 13 dhjetor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisni byrek në formë role me presh edhe mish të grirë duke ndjekur udhëzimet më poshtë

1408 shikime

byrek ne forme role me presh dhe mish te gire

Përbërësit

1 kg presh

500 gr mish të grirë

kripë, piper, vaj ulliri

pak majdanoz sipas dëshirës.

Brumi:

700 gr miell

pak vaj, kripë, ujë sa të mari

Përgatitja

1

Përgatisim brumin si për byrek, e mbulojmë me një pecetë dhe e lemë gjersa të përgatisim mbushjen.

2

Prasin e presim hollë dhe i skuqim me pak vaj, pasi janë skuqur hedhim mishin e grirë dhe i lemë në zjarr të ngadaltë gjer sa mishi të ketë zier. Në fund hedhim piper, kripë, pak majdanoz.

3

Më pas e ndajmë brumin në 10 copa, i hapim petët si për byrek, i spërkasim me mbushjen, i mbledhim në formë role dhe i vendosim një nga një në tavë të lyer me pak yndyrë. Në fund e spërkasim me gjalp të shkrirë dhe e pjekim në 180 gradë C gjer sa ta shikojmë që është gati.

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: