Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me kërpurdha ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Byrek me kërpurdha. Receta e gatimit për byrek me kërpurdha është dërguar nga Ervina Saliu 29 prill 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me kërpurdha duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Përbërësit për mbushjen:
500 gr kërpurdha
1 filxhan çaji qumësht pana
2 kokrra qepë
2 speca të kuq
Pëbërësit për petët:
2 gota miell
ujë sa të mari
pak vaj dhe uthull
Përgatitja
1
Në një tas hedhim miellin, vajin, uthullën, kripën dhe i përziejm, shtojmë edhe ujin dhe e zejmë gjer sa brumi mos na ngjisi më nëpër duar. E mbulojmë brumin dhe e fusim në figorifer gjer sa të përgatisim gjellën. Në një tigan me pak vaj skuqim qepën e grirë shumë imët, më pas shtojmë kërpurdhat të prera në feta dhe specat të prera gjithashtu në feta.
2
I skuqim gjer sa të zbutem dhe më pas i hedhim qumështin pana. I lejmë të ziejn për pak minuta gjer sa të trashet gjella. Nxjerrim brumin, e ndajmë në dy pjesë dhe cdo pjese nga brumi i bëjmë nga 6 topa të vegjel, dmth 6 topa nga njëra dhe 6 nga tjetra.
3
Marim 6 të parat i hapim në rrathë të vegjël, i spërkasim të gjashta nga lart me niseste dhe i vejmë njëra mbi tjetrën dhe e bëjmë një petë. E shtrojmë në tepsi të lyer me vaj, shtojmë gjelllën, hapim edhe petën tjetër në të njëjtën mënyrë dhe e vejmë nga lart. E presim, e spërkasim dhe me pak ujë dhe e pjekim në 180 gradë për rreth 30 minuta. Ju bëftë mirë


























