Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Akullore në kushte shtëpie ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Përbërësit
500ml qumësht të freskët
300 gr qumësht panda
400 gr pluhur krem për akullore ( mund ta gjeni në çdo Super Market )
Përgatitja
1
Hedhim në tas qumështin e freskët dhe pluhurin për akullore. I rrahim 5 minuta, më pas i vendosim në ngrirje për 30 minuta. E nxjerrim, i shtojmë qumështin panda dhe 2 përbërësit e tjerë që ka kutia, i rrahim 5 minuta akoma.
2
I hedhim në tas, e mbulojmë dhe e lejmë tërë natën në figorifer. E servirim sipas dëshirës. Del fantastike, ja vlen të bëhet.
Receta e gatimit për akullore në kushte shtëpie është dërguar nga Ervina Saliu 18 maj 2015. Foto © Ervina Saliu