Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Torta me menta dhe nutella ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Torta me menta dhe nutella. Receta e gatimit për torta me menta dhe nutella është dërguar nga Leonora Pane 17 prill 2014. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim torta me menta dhe nutella duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
3 gota uji me miell,
1 gotë me sheqer,
gjysëm gote miell arrë kokosi,
nje vazo kos me arrë kokosi,
gjysëm gote shurup menta,
2 vezë,
50 gr gjalp,
150 gr nutela,
1 pako maja për embelsira
Për të mbuluar tortën:
250 gr çokollatë dhe 100 gr gjalp.
Përgatitja
1
Ndizni furrën 180° merni një tas dhe hidhni vezët, sheqerin, gjalpin dhe trazojini mirë me një tel kuzhine, pastaj shtoni kosin, shurupin e mentes dhe trazojeni prapë, më pas shtoni miellin e arrë kokosit, majanë për embelsira dhe miellin tjetër dhe punoini për disa minuta me telin e kuzhinës,
2
pastaj hidheni në një tavë ose një formë silikoni që torta të dali në formë si në foto të lyer me gjalp dhe futeni të piqet për 45 minuta, pasi të jetë ftohur prejeni në mes që të dalin 2 shtresa,
3
merni një shtresë dhe vendoseni në një pjatancë dhe hidhni nutelën e hapeni në të gjithë sipërfaqen pastaj vini shtresën tjetër, merni një tenxhere të vogël dhe hidhni gjalpin dhe çokollatën dhe vëreni në flakë shumë të ulët që të shkrijë pastaj hidheni sipër tortës që të mbulohet e gjitha edhe anësh, pastaj dekorojeni sipas dëshires ose si në foto


























