Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
qofte jani

Qofte jani ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Qofte jani. Receta e gatimit për qofte jani është dërguar nga Bukurie Nexhipi 23 nëntor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim qofte jani duke ndjekur udhëzimet në vijim

1647 shikime

qofte jani

Përbërësit

Përbërësit për qofte:

500 gr mish i grirë

1 qepë

4 thelpi hudhër

1 lugë kafeje me veget

1 vezë

1 fetë buke

Kripë, piper, rigon, menderz ( nenexhik )

Përbërësit për janin:

100 gr mish i grirë

1 qepë

1 ose 2 thelpi hudhër

1 domate

kripë, piper, majdanoz

Përgatitja

1

Përgatitim qoftet: Qepën, hudhrën, menderzen e kalojmë në mikser dhe e hedhim mbi mishin e grirë. Fetën e bukës ( pasi e kemi vendosur më parë në një enë me pak qumësht ) e shtrydhim me duar dhe e hedhim mbi qepën e grirë, hedhim edhe erezat me rradhë dhe vezën dhe i punojmë deri sa të përgatitet një masë dhe duhet lënë rreth 1 orë të pushojë. Më pas ju japim formën që dëshirojmë dhe i skuqim .

2

Përgatisim janinë: Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim me pak vaj në tenxhere, pasi është zverdhur qepa hedhim mishin, e lemë disa minuta sa të skuqet dhe mishi dhe hedhim domate të grirë në copa të vogla, skuqim këtë masë deri sa të jetë tretur domatja. Hedhim kripë, piper dhe hudhër dhe 2 gota ujë dhe e lemë të ziej në zjarr të ulët. Nëse mishi nuk ka zier akoma mund ti hedhim ujë të ngrohtë pak e nga pak. Jania duhet të mbetet vetem me yndyrë. Pasi jania është gati hedhim qoftet dhe majdanoz të grirë hollë dhe i lemë për rreth 1 orë të mbyllur me kapak.

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: