Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pica patëllxhani ( Receta gatimi nga Edvina Gjeci )
Pica patëllxhani. Receta e gatimit për pica patëllxhani është dërguar nga Edvina Gjeçi 3 dhjetor 2015. Foto © Edvina Gjeçi
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Edvina Gjeçi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me patëllxhanë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pica patëllxhani duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 patëllxhan
1-2 mocarela
salsë domatesh
borzilok
vaj ulliri
kripë
Përgatitja
1
Nxejmë furrin në 200 gradë. Presim patëllxhanin në feta 1 cm. Vemë letër pjekje në tepsi, e spërkasim me pak vaj ulliri, vendosim fetat e patëllxhanit dhe me një penel i kalojmë me vaj ulliri. I pjekim në furrë për rreth 20 minuta. Ndërkohë që piqen patëllxhanat përgatisim salsën.
2
Vendosim salsën në zjarr për 10-15 minuta me pak kripë dhe vaj. Para se të fikim zjarrin i shtojmë disa gjethe borziloku. Në çdo fetë patëllxhani i vendosim një lugë salsë dhe fetë mocarela. I vendosim sërisht në furrë për 10 minuta të tjera dhe ju bëfshin mirë


























