Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Patate te pjekura në letër alumin ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Patate te pjekura në letër alumin. Receta e gatimit për patate të pjekura në letër alumin është dërguar nga Bukurie Nexhipi 14 dhjetor 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim
Kjo është një recetë gatimi shumë e thjeshtë por shumë e shijshme.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kabuni me rrush duke ndjekur udhëzimet në vijim
Mësoni si të përgatisni patate të pjekura me letër alumin duke ndjekur udhëzimet në vijim.
Përbërësit
4 patate të mëdha
300 gr salcë kosi
1 kastravec
3 thelpi hudhër
kripë, piper, 2 lugë majdanoz i grirë, pak gjalp i shkrirë, vaj ulliri
Përgatitja
1
Patatet i lajmë mirë dhe i ziejm me lëkurë 15 minuta ( mbas valës ) në ujë me pak kripë. Më pas i heqim dhe i lemë 10 minuta të ftohen pak. Presim letrën alumin në copa dhe vendosim patatet, i lyejm me një furçe kuzhine me gjalp dhe i mbështjellim.
2
I vendosim në tave dhe i pjekim për 40-45 minuta në 220 gradë C. Më pas përgatisim salcën e kosit me hudhër, piper, kripë, vaj ulliri dhe kastravecin të prerë në copa shumë të vogla.
3
Pasi patatet janë pjekur i presim me thikë në mes mbi letrën alumin. I hedhim pak gjalp dhe i mbushim me salcën që përgatitëm sipër, i spërkasim me majdanoz të grirë, ( mund ti mbushni edhe me mish me djath me gjalp ), shoqërohet me biftek, qofte etj. Ju bëftë mirë


























