Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pallaqinka me spinaq ( Receta gatimi nga Meri Kryeziu )
Pallaqinka me spinaq. Receta gatimit është dërguar nga Meri Kryeziu 29 gusht 2013. Foto © Meri Kryeziu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Meri Kryeziu klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pallaqinka me spinaq duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
4 kokra vezë,
1 litër qumësht,
1 gotë vaj,
kripë,
Miell sa të mari
Përgatitja
1
Rrahim 3 vezë, shtojmë 500 ml qumësht, vazhdojmë rrahjen dhe shtojmë miellin, duke vazhduar trazimin deri sa të filloj të trashet, shtojmë edhe vajin dhe kripë sipas dëshirës masa, përgatisim pallaqinkat dhe i pjekim për pak minuta.
2
Përgatitja e mbushjes: 2 kokra qepë i fergojmë, shtojmë 500 gr spinaq, kripë, 1 shmand (pana) dhe pak vaj. I rrotullojmë e rendisim në një tepsi. Tani, 500 ml qumësht, 1 kokër vezë dhe kripë sipas dëshirës ja hedhim përmbi dhe piqet 20 deri 25 minuta në 250 gradë. Ju bëftë mirë