Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
melci vici me balsamico

Mëlçi viçi me balsamico ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Mëlçi viçi me balsamico. Receta e gatimit për mëlçi viçi me balsamico është dërguar nga Bukurie Nexhipi 21 dhjetor 2013. Foto e huazuar sa për ilustrim

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me mëlçi klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim mëlçi viçi me balsamico duke ndjekur udhëzimet në vijim

589 shikime

melci vici me balsamico

Përbërësit

600 gr mëlçi viçi

200gr domate

100 gr qepujka ( qepë të vogla )

2 lugë gjelle balsamico

4 gjethe sherebel

lëng nga mishi viçit

pak qumësht

kripë, piper

3 lugë vaj ulliri

Përgatitja

1

Mëlçinë e presim në copa dhe e vendosim në një enë me pak qumësht për 1 orë. Gjethet e sherebelit i grijmë hollë. Mëlçinë e thajmë me letër kuzhine dhe në 3 lugë vaj ulliri e skuqim në zjarr të ulët, hedhim kripë, piper dhe gjethet e sherebelit. më pas hedhim qepujkat. Pasi janë skuqur hedhim balsamico dhe lëngun e mishit ( mund ta hidhni dhe nga maggi ose knorr por nga viçi )

2

Domateve ju heqim lëkurën dhe i presim në copa pak të mëdha i hedhim mbi mish, e lemë në zjarr të ulët sa të mbetet me yndyrë. E shoqërojmë me makarona ose me patate të pjekura në furrë

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: