Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
byrek

Galaktobyreko ( Qumështor ) ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Galaktobyreko ( Qumështor ). Receta gatimit për qumështor është dërguar nga Ervina Saliu 24 prill 2013. Foto © Ervina Saliu

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
  • Për të tjera recata gatimi për qumështor klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të përgatisni Galaktobyreko ( Qumështor ) duke ndjekur udhëzimet në vijim

986 shikime
byrek

Përbërësit

200 gr gjalp,
100 gr simigllali të imët,
1 kg qumësht,
500 gr sheqer,
4 vezë,
2 gota ujë,
1 pako peta ( të njoma )
1 shkop kanellë dhe lëkurën e një limoni.

Përgatitja

1
Vejmë në tenxhere një gotë e gjysëm sheqer, ujin, kanellën dhe lëkurën e limonit. I vejmë të ziejn duke i përzier që të shkrihet mirv sheqeri. Nga momenti që mer valë e lejmë për 10 minuta të ziej, kur të jetë gati e lejmë të ftohet.
2
Vejmë qumështin të ziej bashkë me sheqerin e mbetur bashkë me një lugë gjalp, i përziejm gjer sa të mari vale. Në një tas hedhim vezët dhe simigllalin dhe i përziejm dhe i hedhim te qumështi duke e përzier shumë shpejt me tel kuzhine gjer sa masa të trashet.
3
Shkrijmë gjalpin, lyejm tepsinë dhe shtrojm gjashtë peta poshtë duke e lyer çdo njërën me gjalp, shtojmë kremin nga lart. Shtojmë nga lart petat e mbetura duke i lyra edhe këto të gjitha me gjalp. E presim, dhe gjalpin e mbetur ja shtojmë nga lart, e pjekim në 180 gradë për rreth një orë. E heqim nga furra, e lejmë pak të ftohet dhe i hedhim shërbetin e ftohur. T’ju bëj mirë
Kategoritë

Ervina Saliu ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimtve të saj. Klikoni mbi emrin Ervina Saliu për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Ervina Saliu.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: