Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me spinaq dhe djathë ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Byrek me spinaq dhe djathë. Receta gatimit për byrek me spinaq dhe djathë është dërguar nga Erjona Balla 4 dhjetor 2013
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me spinaq dhe djathë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Për brumin duhen:
600 gr miell
kripë
ujë
Për mbushjen duhen:
1 kg spinaq
2 qepë ose 100 gr qepë të njoma
300 gr djathë të bardhë
100 gr kos
2 vezë
kripë dhe vaj
Përgatitja
1
Përgatisim brumin dhe e lemë të pushojë për 30 minuta. Përgatisim gjellën, spinaqin e larë e grijmë.
2
Në tigan me vaj grijmë qepët i skuqim deri sa të zverdhen, shtojmë spinaqin e grirë, kripë dhe i lemë të skuqen bashkë për 15 minuta.
3
Pasi është skuqur e heqim nga zjarri dhe i shtojmë djathin, vezët e rrahura dhe kosin, i trazojmë që të bëhen një trup.
4
Hapim petët 3 kulaçë njerë mbi tjetrën të lyera me pak vaj, e hapim petën dhe shtrojme mbi petë gjellën e përgatitur dhe e bejmë në formë rroleje dhe e vendosim në tepsi të lyer me vaj, kështu veprojmë deri sa të mbushet tepsia, e presim dhe e pjekim për 40 minuta.


























