Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Bukë e mbushur me qepë dhe djathë ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Bukë e mbushur me qepë dhe djathë. Receta e gatimit për bukë të mbushur me qepë dhe djathë është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 27 janar 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për bukë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim bukë e mbushur me qepë dhe djathë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
700 gr miell tip 0
Ujë të vakët aq sa duhet
Kripë
20 gr maja birre
1 lugë të vogël mjaltë
2 lugë vaj ulliri
Për mbushjen:
2 qepë
300 gr djathë të bardhë
Rigon
Përgatitja
1
Përgatisim brumin: Miellin e kalojmë në sitë dhe e hedhim në një tas të madh. Majanë e fusim për 5 minuta në ujë të vakët që të shkrihet, më pas ja hedhim miellit dhe fillojmë ta punojmë mirë me dorë. I hedhim kripën, mjaltin, vajin dhe mbarojmë ngjeshjen e brumit, shtojmë ujë nëse duhet, vazhdojmë duke e punuar mirë për rreth 10 minuta. Brumin e provojmë nëse është I gatshëm duke e prekur me gisht dhe nuk formon vrimë por kthehet mbrapsht. Brumin e mbulojmë dhe e lemë të vijë në një ambient të ngrohtë.
2
Ndërkohë përgatisim mbushjen: Presim qepët dhe i kaurdisim mirë në një tigan me dy lugë vaj dhe pak kripë. Pasi të jenë zverdhur I heqim dhe hedhim me duar djathin e thërmuar dhe rigon.
3
Kur brumi të ketë ardhur jo plotësisht e marim dhe e hapim me duar, në mes hedhim mbushjen dhe e mbyllim, në këtë mënyrë (krijojmë një cep në fillim dhe nga cepi vazhdojmë mbylljen, në këtë mënyrë mbushja mbetet brenda dhe buka merr formën e vet).
4
E fusim në tepsi të lyer me shumë pak vaj dhe incizojmë me thikë prerje tërthorazi. E lemë të fryhet akoma. Ardhja e bukës duhet të jetë sa dyfishi I brumit fillestar. Ndezim furrën dhe e ngrohim në 250 gradë. Fusim bukën brënda vetëm kur furra të ketë arritur temperaturën. Pas 10 minuta e ulim temperaturën në 200 gradë që të piqet mirë brënda. E lejmë 40 minuta. Buka është gati. Ju bëftë mirë.

























