Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Rolladë me fruta të ndryshme ( Receta gatimi nga Enes Rustemi )
Rolladë me fruta të ndryshme. Receta gatimit për rolladë me fruta të ndryshme është dërguar nga Enes Rustemi 4 prill 2013. Foto © Enes Rustemi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Enes Rustemi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim rolladë me fruta të ndryshme duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
4 vezë
120 gr sheqer
pakëz krip
2 lugë të ngrënjes ujë të vakët
2 lugë kakao
80 gr miell
Për kremin:
200 gr shllag
2 lugë sheqer nëse është nëvoja
fruta sipas dëshirës
Përgatitja
1
I ndan të verdhat e vezëve nga të bardhat në dy enë të ndryshme pastaj në enën ku i kemi vendos vezet e verdha e shtojmë sheqerin, ujin dhe kripen, i tundim me mikser derisa të arrijnë në ngjyrë të celet.
2
Të bardhat e vezëve i rrahim me mikser derisa te fitojmë një masë të trashe, dhe i bashkojmë më të verdhat e vezës duke e përziere me lugë. Miellin ja hedhim mbi me sitë dhe vazhdojmë të përzijmë me lugë.
3
Nga pandispanja e sapo përgaditur marrim dy lugë prej sajë dhe e përzijm me cacao dhe e fusim në shiringën për kuzhinë, pastaj marrim një letër për kuzhinë dhe e dekorojmë me lule, dhe e fusim në furrë, e lejmë në 100°C për 4 min. E nxjerrim nga furra dhe siper ja hedhum pandispanjen e bardhë dhe përseri e fusim ne furrë për pjekje 220°C për 10 min.
4
Për kremin:
Me mikser përgadisim shllagin bashkë me sheqerin, dhe pandispanjen e lyejmë me të, mbi të hedhum frutat simbas dëshires dhe per fund fillon t’a mbështjell. Ju beftë mirë






















