Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
kofshe pate e pjekur

Kofshë pate e pjekur në tavë me presh dhe portokalle ( Receta gatimi nga Sjorada )

Kofshë pate e pjekur në tavë me presh dhe portokalle është një recetë gatimi dimërore. Kjo është një nga +20 recetat e gatimit dërguar nga Sjorada për Kuzhina Ime.

Kofshë pate e pjekur në tavë me presh dhe portokalle

313 shikime
kofshe pate e pjekur

Përbërësit

1 kofshë pate
2 presh
1 portokall
1 gotë vere
1 gotë ujë
20 ml vaj ulliri
kripë dhe piper

Përgatitja

1
Marim kofshën, e marinojmë me kripë, piper dhe vaj ulliri, vende vende e çajmë, më pas e mbulojmë me qese kuzhine dhe e vendosim në frigorifer gjithë natën, ditën tjetër e marim dhe të çarat i mbushim me presh të prera në rrota (gjethet e preshit jo),
2
presim edhe portokallen dhe ja vendosim sipër dhe brenda tavës hedhim një gotë vere dhe një gotë ujë. E mbulojmë me letër alumini dhe fusim në sobë për 5 orë në 200 gradë, mbas 5 orësh e fikim soben dhe e lemë në nxehtesinë e saj qe të marë pak më shumë ngjyrë të kuqe.

kofshe pate e pjekur
Foto © Sjorada – dërguar për KuzhinaIme.al 27 shtator 2013

kofshe pate e pjekur
Foto © Sjorada – dërguar për KuzhinaIme.al 27 shtator 2013

Receta e gatimit për kofshë pate të pjekur në tavë me presh dhe portokalle është dërguar nga Sjorada 27 shtator 2013. Fotot © Sjorada.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Sjorada klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për mish pate klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Kategoritë

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: