
Fjalë e huazuar nga kuzhina Italiane, përdoret për të përshkruar pjatën e parë të një vakti për drekën ose për mbrëmjen, zakonisht përmban produkte të tilla si lloje të ndryshme proshutash e sallamesh, varietete djathërash, garnitura specifike me perime, kërpudha, ullinj etj. Antipastat mund të përdoren shumë mirë edhe si shoqëruese verërash të ndryshme. Antipastë proshutash. Antipastë djathërash. Antipastë miks.
