Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Bakllava e bërë me peta të gatshme ( Receta gatimi nga Suela Katanja )
Bakllava e bërë me peta të gatshme. Receta gatimit është dërguar nga Suela Katanja në 25 dhjetor 2012. Foto © Suela Katanja
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Suela Katanja klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për bakllava klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim bakllava me peta të gatshme duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Dy paketa peta të gatshme,
gjalp
Për shërbetin:
1 litër e gjysëm ujë
1 kg sheqer e pak më tepër, sipas dëshirës
Përgatitja
1
Shtron një e nga një fletët për bakllava dhe për çdo fletë hedh klyne i themi nga shkodra ose yndryrë si mund ta quani ju, unë e kam bërë me dy shtresa, kështu i llogarit fletet që të ndahen në tri pjesë.
2
Bën shtresën e rreshtit të parë dhe pastaj hedh arrat e përziera me pak sheqer dhe kështu bëhet shtresa e parë, pashtaj shtron përseri fletet duke i lagur përsipër me kyne ose yndyrë.
3
Mbaron shtresën dhe hedh përsëri arrat me sheqer, pastaj bën shtresën e fundit me fletë të bakllavës dhe bakllava mbyllet.
4
Pastaj e pret në pjesë para se të piqet duke lyer thikën me yndyrën sepse ndihmon në prerjen e rracioneve dhe përgadit furrën 150 gr e pastaj ja shton gradën deri 250 gr, por shërbetin ja bëra pas dy ditësh.
5
Shërbetin e bën sipas shijeve që keni, 1 litër e gjysëm ujë me 1 kg sheqer e pak më tepër, sipas dëshirës, e zien shërbetin dhe nuk e trash shumë, e len të ftohet dhe pak nga pak e hedh sipër bakllavës duke e mbuluar me një tepsi tjetër, kështu të nesërmen është gati për tu ngrënë. Ju bëftë mirë.
KategoritëËmbëlsiraEmbëlsira për festaGatime tradicionaleKurban BajramiKuzhina ShqiptareReceta gatimiSuela KatanjaSulltan NevruziVit i Ri
Suela Katanja