Shpërndaje

Vlerat ushqyese të kungulleshkës

nga
62 shikime
kungulleshka

Për 10 vjet me rradhë në Florida janë realizuar studime epidermiologjike në mbi 15 000 persona, të cilëve iu kërkua të bashkëpunonin duke ngrënë sasira të mëdha kungulleshkash. Pas 10 vitesh u pa se hasja e tumorit në mushkëri tek duhanepirësit ishte më e ulët në 30 % në krahasim me rastet e tjera në vend. Kungulleshka është një armë e fortë në profilaksinë e disa llojeve të tumorit. Gjithashtu kungulleshkat janë perime që kanë pak kalori dhe karbohidrate ( sheqerna ), për këtë motiv janë shumë të përdorura në dieta dhe të këshilluara për diabetikët. Eshtë shumë e pasur me ujë ( 93% ujë për 100g kunguj ), përmban kripëra minerale ( potas, hekur, fosfor, kalcium, zolf ) dhe vitamina ( B2, PP, A, dhe sasi të vogla vitamine C ). Eshtë një nga perimet që stomaku tret shumë shpejt dhe ideale është të gatuhet me avull ( në këtë mënyrë nuk humb kripërat minerale ). Kungulleshkat kanë fuqi të lartë pastruese për organizmin ( nga toksinat e ndryshme ). Eshtë e këshillueshme personave që kanë probleme me kapsllëkun ( në këtë rast kungulleshkat duhen gatuar me gjithë lëkurë e cila është e pasur me fibra ), celulitin dhe personave që vuajnë nga veshkat ( gurë apo çiste ). Kungulleshka është një nga perimet që gjen përdorime të shumta në kuzhinat tona. Mund të gatuhen të skuqura, në furrë ( të mbushura ), në supra me perime të tjera, ose në fërgesat e vezve.

Kategoritë

KuzhinaIme.al ka filluar si një faqe në Facebook në 2012. Gjatë këtyre viteve janë dërguar mbi 4000 receta nga më shumë se 100 autorë. Në këtë website do gjeni një përmbledhje të këtyre recetave të organizuara sipas kategorive përkatëse

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
Këtë e pëlqejnë %d blogues: